Kurti takim me Limajn për Qeverinë e Re, AAK kërcënon me ndarje nëse Nisma bashkohet me Qeverinë Kurti

 

Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për krijimin e qeverisë së re. Megjithatë, këto zhvillime nuk janë pritur mirë nga partneri i koalicionit të Kurtit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një prononcim për Insajderi, Pal Lekaj, nënkryetar i AAK-së, ka deklaruar se në rast se Limaj vendos të bashkëpunojë me Kurti, AAK do të ndajë rrugët me Nismën.

“AAK ka hyrë në koalicion me Nismën mbi premisat e një vullneti dhe marrëveshje politike, me idenë që kauzat dhe arsyet ishin të njëjta pse kundërshtonim qeverisjen e tanishme dhe mbi bazën e një programi të përbashkët se çka u ofronim qytetarëve në një qeverisje të re. Z. Haradinaj dhe AAK nuk kanë lëvizur nga ato qëndrime, ndërsa në media kemi qëndrime publike të z. Limaj që janë interpretuar si mundësi që ai ti bashkohet Qeverisë Kurti,” tha Lekaj për Insajderi.

Lekaj tha se përderisa nuk ka ende diçka zyrtare nga Nisma, AAK vazhdon të qëndrojë brenda linjave të koalicionit dhe qëndrimeve të përbashkëta.

Megjithatë, ai paralajmëroi se nëse Nisma arrihen një marrëveshje zyrtare me Qeverinë Kurti, atëherë AAK do të distancohet nga ky koalicion.