Juventus ka vendosur të nënshkruajë me Pierre Kalulu në një marrëveshje të përhershme nga Milan për 14 milionë euro plus bonuse.
Mbrojtësi francez iu bashkua Bianconerëve gjatë merkatos së verës në formë huazimi për 3.3 milionë euro.
Marrëveshja mes Juventus-it dhe Milan-it përfshinte një opsion blerjeje për 14 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse.
Sipas TMW, Juventusi ka vendosur ta paguajë këtë tarifë në fund të sezonit, pas paraqitjeve pozitive të Kalulu këtë sezon.


24-vjeçari ka luajtur 34 ndeshje me Juventusin këtë edicion, duke shënuar një gol.
Mbrëmë, ai ishte ndër lojtarët më të mirë në barazimin 1-1 ndaj Romës në Stadio Olimpico.
Para transferimit te Juventusi, Kalulu luajti 112 ndeshje për Milanin.
Në total, ai ka 108 paraqitje në Serie A, me katër gola dhe dy asistime.
Mbrojtësi i gjithanshëm është aktivizuar si mbrojtës i djathtë dhe si qendërmbrojtës te Rossonerët dhe Bianconerët. /GazetaExpress/