Hakan Fidan, ministër i Punëve të Jashtme i Turqisë, ka thënë se vendi i tij nuk dëshiron konflikt me Izraelin në Siri, pas sulmeve të vazhdueshme të forcave izraelite në caqet ushtarake siriane.
Megjithatë, Fidan tha se sulmet izraelite ndaj caqeve ushtarake janë përzierje në territorin sirian dhe mund ta çojnë rajonin në jostabilitet në të ardhmen.
Izraeli ka qenë i qartë se në asnjë mënyrë nuk pranon forca armiqësore në kufi me territorin sirian. Turqia e ka kritikuar qasjen e Izraelit, mirëpo kryediplomati turk e dha një deklaratë që siguron se këto dy vende nuk janë në rrezik të eskalimit.