Manchester United konfirmon vendndodhjen e stadiumit të ri

Sir Jim Ratcliffe është zotuar të ndërtojë stadiumin më të madh të futbollit në botë për të zëvendësuar Old Traffordin.

Vendi i ri me 100,000 vende do të ndërtohet pranë terrenit aktual, duke përdorur tokën prapa Stretford End dhe një terminal hekurudhor mallrash.

The big Old Trafford REBUILD! 😍 🏗️

Negociatat me Freightliner janë në vazhdim, me diskutime të fokusuara në zhvendosjen e operacioneve të tyre në Port Salford ose Parkside.

Kostoja e zhvendosjes vlerësohet midis 200 dhe 300 milionë euro, me shpresën se mbështetja e qeverisë do të lehtësojë tranzicionin.

Pronarët lokalë të tokave i janë përgjigjur pozitivisht projektit dhe korporata e zhvillimit të kryebashkiakut ka autoritetin për të lehtësuar blerjen e tokës.

Djajtë e Kuq theksojnë se projekti synon të përfitojë jo vetëm klubin, por edhe rajonin më të gjerë të Mançesterit.