Tirron Mamusha, atleti me potencial të jashtëzakonshëm, ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e tij.
Ai ka zënë vendin e dytë në garën prestigjioze “La Valette Marathon” në Maltë, duke u renditur i dyti në kategorinë e 10 kilometrave, me një kohë të shkëlqyer prej 34:12. Në këtë garë morën pjesë edhe Mimoza Kusari Lila, Festa Nixha Nela, Arben Lila dhe Bujar Nela në 21.1 kilometra.
Ky rezultat tregon jo vetëm aftësitë fizike të Mamushës, por edhe angazhimin dhe përpjekjet e tij të palodhura nëpërmjet trajnimeve dhe garave të ndryshme.
Me një rrugë të gjatë dhe sfiduese përpara tij, Tirroni ka arritur të dallohet në një garë ndërkombëtare dhe të tregojë që është një emër i njohur për atletët profesionistë në arenën e garave. Gara “La Valette Marathon” është një ngjarje e rëndësishme sportiv dhe ky sukses tregon se Tirron Mamusha ka një të ardhme të ndritur para tij.