Macron: Franca do të sigurojë mbështetje ushtarake shtesë prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën

Presidenti francez, Emmanuel Macron është shprehur se Rusia është gjithmonë e tunduar të riinterpretojë atë që siç tha ai, diskutojnë dhe bien dakord.

Macron gjithashtu bëri të ditur se Franca do të sigurojë një mbështetje ushtarake shtesë prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, raporton Sky News.

Macron shton se raketat antitank, raketat tokë-ajër dhe dronët janë pjesë e ndihmës së re të pajisjeve ushtarake që do t’i ofrohet Kievit.

Në çështjen e heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë, Macron u shpreh se është “shumë herët” për t’i hequr ato.