Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur me emrat Vovan dhe Lexus janë dy rusët e famshëm, të cilët për dhjetë minuta e mashtruan Albin Kruti se kinse po flet me Presidentin e Letonisë.
Publikimi i kësaj videoje ka ngjallur shumë reagime në vend.
Përveç që u kritikua nga opozita e opinonistë për bisedat për të cilat është diskutuar në telefonatë, pakujdesia e Qeverisë Kurti nuk la pa u kritikuar edhe nga qytetarët.
Menjëherë pas publikimit të arsyetimit për “prank-call’in” e Kurtit, një lum komentesh vërshuan faqen e Kryeministrisë.
Shumica prej tyre e kanë përqeshur veprimin e kryeministrit Kurti, si dhe kanë vënë në pikëpyetje sigurinë në vend.
“Arsyetim koti”, “Qeveri cirkuza”, “Pa fol qe 5 vjet me asnjë ndërkombëtarë normal që e han foren”, janë vetëm disa nga komentet e qytetarëve.
Por njëri ndër komentet që ka spikatur më shumë është emërtimi me të cilin vetë kryeministri Kurti i’u drejtua opozitës pasi shpalli “fitoren” në sheshin e Prishtinës për zgjedhjet e 9 shkurtit, “Kryeministër hajvan” ishte komenti më i përdorur për talljen e Kurtit nga komedianët rus.
Çka flitet në bisedën telefonike të Kurtit me komedianet rus?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë pre e një mashtrimi nga disa rusë të cilët bëjnë video duke i mashtruar liderët botërorë e figura tjera publike.
Këtë e pranoi edhe vet Qeveria e Kosovës në një njoftim në rrjetet sociale.
ZKM aty arsyetohet se biseda u zhvillua më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe se nuk kishin kohë për ta verifikuar.
Po ashtu, ZKM thotë se kjo bisedë tregon se “Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta ketë cak vendin tonë”.
Kurti, me pretendimin se po flet me presidentin e Letonisë, s’la gjë pa thënë për partitë opozitare dhe për ndërkombëtarët, shkruan Periskopi.
Gjatë bisedës me presidentin e Letonisë, Kurti u shpreh se ka ndodhur ‘luftë hibride’’ ndaj tij në zgjedhjet e fundit.
‘’Lufta hibride ka ndodhur nga Serbia dhe Rusia, por edhe nga disa nga Kosova, kështu që premtimet e pabaza të opozitës ku disa nga ta kanë flirtuar me luftën hibride dhe e treta disa oligarkë në veçanti një prej tyre që posedon television…’’ – u shpreh ai.
‘Gjithë këto katër vite kundër meje’’ – kështu u përgjigj Kurti kur nis të flasë për emisarin e SHBA-ve, Richard Grenell.
Madje Kurti nuk la pa e komentuar as orientimin seksual të Grenellit, në fund dëgjohet duke thënë se “ai është homoseksual”.
“Ai ishte instrumental në rrëzimin e qeverisë time të parë, në 2020, e vetmja qeveri e ime u rrëzua gjatë pandemisë. Dhe tash në masë të madhe është rreshtuar me opozitën.”, shton tutje Kurti.
Zakonisht, ata në këto biseda shfaqen si liderë apo zyrtarë të tjerë, derisa në rastin e Kurtit, janë paraqitur si presidenti i Letonisë.