Rukiqi i reagon Qeverisë: E paskeni kall tu e ditë, me këto njohuri paskeni ra në grepin rus

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ra pre e mashtrimit nga dy komedianët rusë, duke menduar se po bisedonte me presidentin letonez.

Ai pas reagimit të Qeverisë, ka ironizuar duke thënë se me “njohuritë” e tyre ranë në “grepin” rus.

“Kqyre çka thojnë këta të “gjithëdijshmit”

“Ky incident vetëm sa e përforcon atë që e kemi ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta targetojë vendin tonë”

E paskeni kall tu e dit.

Me krejt keto njohuri, paskeni ra bash në “grepin” rus
” – ka shkruar ai.