Mehmetaj pasi Lipovica u emërua drejtor: Tash del edhe ky si Faton Peci thotë jam i gatshëm të vdes

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi Irfan Lipovica u emërua drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Mehmetaj ka përmendur se Lipovica është zyrtari kyç në keqpërdorimet me rezervat e shtetit.

Ai ka theksuar edhe deklaratën e ministrit Faton Peci.

“Zyrtari kyç në keqpërdorimet me rezervat e shtetit, Ifran Lipovica – që aktualisht po hetohet për korrupsion e keqpërdorim të pozitës zyrtare – emërohet Drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit…

Tash del edhe ky si Faton Peci thotë jam i gatshëm të vdes për atdhe.

Irfan Lipovica, zyrtari i Ministrisë së Rozeda Hajdarit, për të cilin vazhdon gjykimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tashmë qenka emëru nga qeveria e Kosovës Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit” – ka shkruar Mehmetaj.

Postimi i plotë: