Drejtori i Ortopedisë në QKUK, Xhavit Gashi, ka thënë se personi që mbeti i plagosur mbrëmë në Prishtinë është në gjendje stabile, dhe se po përgatiten për të intervenuar në këmbën e tij të majtë ku e ka marrë plagën më të madhe.
“Në klinikën e ortopedisë është hospitalizu një person i moshës 40-vjeçare me plagë armë zjarri në pjesën e poshtme të këmbëve, të ekstremiteteve”, ka thënë Gashi për Klan Kosovën.
“Për momentin gjendja e tij është stabile. Planifikohet intervenimi në njërën këmbë, në këmbën e majtë, në këmbën e djathtë e ka një plagë tejshkuese, por për momentin gjendja është stabile”.
“Është dhanë ndihma e parë, jemi në proces të përgatitjes për intervenim operativ. Është bë një intervenim preliminar”.