Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu i ka reaguar pasi ministri i Bujqësisë, Faton Peci deklaroi se “është i gatshëm të vdes” në atë që po e cilëson si “betejë të orkestruar” ndaj tij.
Salihu ka përmendur rënien e Hime Haradinajt, i cili ishte moshatar i Pecit kur vdiq për çlirimin e Kosovës.
Ai ka theksuar se pikërisht moshatari i tij, ministri Peci një çerek shekulli më vonë po deklaron se “është gati të vdes në mrojtje të skandaleve të korrupsionit”.
“Ky minister eshte epitoma, misherimi i batakut qe e nxjerrin ne ligatine vershimet e histerise kolektive. Nje kurrkushhiç qe dikur nuk kish mbet i denje me as per keshilltar ministri, me komplekse te dukshme e te pambulueshme inferioriteti, sakaq perfundon ne minister. Minister arrogant, qe besa. E, sa me shume skandale korrupsioni i dilnin ne media, ai aq me shume rritej ne vota. Taman si vershimet qe fryhen sa me shume plehra e llum qe jane hedhur ne te.
Te del ne media se ke punesu motra te zyrtareve te partise ne pushtet, se ke dhene grante per vellezer e dajallare te deputeteve te partise ne pushtet, se ke leshu tendere megallomane me korrupsion… dhe ti del, pa u skuq, e na thua se je gati te vdesesh per to!!! Pastaj, vetvetiu, ciniku mendon se a ia ka vlejt te behet deshmor Hima 16-vjeç? A do te ishte me mire edhe per Himen sikur te behej frikacak ne lufte dhe trim ne liri e, si moshatari i tij Pec, te na kercenonte me vdekje ne mbrojtje te hajnise?!” – ka shkruar ai.