Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dhënë detaje për dhunimin e një vajze në Ferizaj.
Siç thuhet në njoftim, viktima i përket moshës 14-16-vjeçare, teksa i dyshuari është ndaluar.
“Ferizaj, 26 mars 2025 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të mitur, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, është ndaluar i pandehuri me inicialet E.H.
Prokurori i shtetit njofton se i pandehuri E.H. është ndaluar në lidhje me rastin e dhunimit të një të miture të moshës 14-16-vjeçare në Ferizaj, për dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas nenit 227, paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Po ashtu, prokurori i shtetit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj brenda afatit të parashikuar.