Kryeministri Albin Kurti sot ka demantuar videon e djeshme të partisë së tij, e cila pretendonte se Kosova ka blerë helikopterët ‘Black Hawk’ nga ShBA-ja.
Në adresimin e tij për katër vite të qeverisjes se tij, Kurti ka folur edhe për punët që janë bërë në fushën e mbrojtjes.
Para kabinetit qeveritar, Kurti ka thënë
“Nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me SHBA-të kemi blerë sistemin raketor antitank Javelin, dhe do të blejmë helikopterë ‘Black Hawk’, apo ‘skifter të zi’ siç quhen në shqip”, ka thënë Kurti.
Në këtë mënyrë ai ka demantuar videon e LLV-së e cila është publikuar dje.
Në videon e VV-së, e cila flet për katër vitet të Qeverisë Kurti II, e cila është vlerësuar si propaganduese, pretendohet se Kosova ka blerë nga ShBA-ja edhe helikopter “Black Hawk”.
“Investuam në Forcat e Sigurisë si asnjëherë më parë, duke trefishuar buxhetin, katërfishuar trajnimet, duke blerë sistem modernë të armatimit si dronë Bayraktar, sistem antitank Javelin, helikopterët ‘Black Hawk’dhe tash po ndërtojmë fabrikën e municionit”, thuhet në videon e VV-së.