Ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes ka paraqitur një kërkesë për furnizim me oksigjen medicinal, një nevojë thelbësore për mbështetje të kapaciteteve të saj operacionale dhe përballimin e situatave të jashtëzakonshme.
Megjithatë, sipas të publikua të publikuar nga E-Prokurimi, për këtë tender specifik nuk është paraqitur asnjë ofertë nga furnizuesit potencialë.


“AK i MM-së, ka për qellim qe të lidhe një kontratë me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej. Furnizim me oksigjen medicional për nevojat e FSK-së Furnizim duhet të behet sipas specifikimit teknik te kërkuar të përcaktuar në dosjen e tenderit me qellim të ngritjes se operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të FSK MM-së”, thuhet në përshkrimin e lëndës, transmeton IndeksOnline.


Ky furnizim është i nevojshëm për të garantuar funksionimin e plotë të strukturave të sigurisë, duke siguruar që Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe institucionet shëndetësore të jenë të gatshme të përballen me emergjencat dhe situatat e jashtëzakonshme që mund të lindin në çdo moment.
Mungesa e ofertuesve për një kërkesë kaq të rëndësishme mund të ndikojë në mundësitë e ministrisë për të siguruar furnizimin e nevojshëm me oksigjen në rast emergjencash.
Vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 9 mijë euro, një shumë kjo që konsiderohet e mjaftueshme për të mbuluar nevojat e furnizimit me oksigjen, por që megjithatë ka dështuar të tërheqë interesin e operatorëve të mundshëm.