Gjakovë: Arrestohet personi që dyshohet se organizonte bixhoz

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet të ketë organizuar bixhoz të paligjshëm.

Policia kishte nisur hetimet për organizim të skemave piramidale në rrugën “Wesley Clark”, më 22 mars, teksa i dyshuari raportohet të jetë arrestuar pak ditë më vonë.

Ndaj tij është iniciuar edhe rast për armëmbajtje pa leje.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.