Logotipi i dekorimet ikonike të Twitterit, përfshirë logon e njohur të zogut të kaltër të quajtur “Larry”, janë shitur në ankand për afro 35 mijë dollarë.
Kjo logo, i cili dikur zbukuronte selinë e kompanisë në San Francisko, është shitur për 34,375 dollarë. Ai peshon 254 kilogramë dhe ka përmasa 3,7 metra me 2,7 metra.
Ankandi u mbajt nga shtëpia e ankandeve RR Auction, ndërsa identiteti i blerësit nuk është bërë publik.
Zogu i kaltër “Larry” ishte një simbol i njohur i Twitterit për vite me radhë. Pas marrjes së kompanisë nga Elon Musk dhe riemërtimit të saj në X në vitin 2023, disa logo të Twitterit u nxorën në shitje.
Gjithashtu, ambientet e kompanisë pësuan ndryshime të mëdha në dizajn, ku dekorimet me zogun e kaltër u zëvendësuan me mure të zinj dhe salla konferencash me tematikë “X”.