Një i vrarë, një i plagosur, i dyshuari në arrati: Çka dihet për vrasjen në Prishtinë?

Për të tretën ditë me radhë, Kosova nuk ka gjetur qetësi.

Pas vrasjes së 19-vjeçarit në Vushtrri, vrasjes së një gruaje dhe më pas vetëvrasjes në Stanofc të Vushtrrisë, mbrëmë pati të shtëna me armë në Prishtinë.

Si pasojë, një prej të lënduarve ndërroi jetë në QKUK.

Por, çka dihet deri më tash?

Të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur rreth orës 22:30, transmeton nacionale.

Atje, u raportuan fillimisht dy të plagosur. Më pas, dy prej të plagosurve, ndërroi jetë në QKUK.

“Njëri ka vdekur, ndërsa tjetri është duke u reanimuar në reaminacion. Për momentin është në gjendje stabile dhe janë duke u kryer ekzaminimet e tjera të nevojshme”, u tha nga QKUK.

Lajmin e bëri të ditur fillimisht Policia e Kosovës.

“Rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.

Njëri nga të plagosurit që nuk mundi t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë është N.G 62 vjec, i cili përpos që dyshohet se u qëllua me armë, dyshohet se kishte edhe një therje me thikë në gjoks.

Kurse i plagosuri tjetër që ndodhet në spital është M.M, 41 vjeçar. I dyshuar për rastin është A.G.

Deri më tani, nuk dihet më shumë as për rrethanat, dhe detajet e tjera për ngjarjen.