Kombëtarja e Argjetinës ka shënuar fitore të thellë ndaj Brazilit në ndeshjen e vlefshme për raundin e 14-të në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Qysh në pjesën e parë kampioni aktual i botës shkëlqeu me paraqitje, duke shënuar tri gola.
Golin e parë e shënoi Julian Alvarez, për të vazhduar më pas me golat e Enzo Fernandezit dhe Mac Allisterit, transmeton indeksonline.
Në pjesën e parë, Brazili shënoi golin e vetëm me anë të Cunhas.
Kurse golin e fundit në këtë përballje e shënoi Simeone në minutën e 71’të.
Kujtojmë që Lionel Messi nuk luajti në këtë ndeshje, sepse ishte i lënduar.
Me këtë fitore, Argjentina shkon në kuotën e 31 pikëve në pozitën e parë dhe tashmë e ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës që mbahet në vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.