Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka thënë për Gazetën Express se i dyshuari për vrasjen e 19 vjeçarit në Vushtrri e ka pranuar fajësinë.
“Është arrestuar një i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, dhe i njëjti me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer kjo vrasje, prokuroria dhe policia janë duke mbledhur provat relevante në lidhje me rastin. Gjatë marrjes së deklaratës i pandehuri e ka pranuar fajësinë për vrasjen”, ka thënë Preteni.