Ylli i Bayer Leverkusenit e pranon hapur: Ëndërroj të luajë për Barcelonën

Mbrojtësi i majtë i Bayer Leverkusenit, Alejandro Grimaldo, ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij jashtë vendit, duke u transferuar tek Benfica nga Barca Atletic dhe më pas në Bundesliga dy sezone më parë. 

Këtë sezon ai po shkëlqen nën urdhrat e Xabi Alonsos, por spanjolli ka pranuar se ëndërron të rikthehet sërish në Spanjë, në veçanti tek Barcelona. 

29-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2027 dhe ajo e radhës mund të jetë kontrata e fundit e madhe e karrierës së tij. 

Në një intervistë me El Periodico, Grimaldo ka pranuar se të luajë në Spanjë është një qëllim i tij. 

“Vërtetë, është një qëllim që e kam. E kam të qartë në mendjen time, edhe klubi e di këtë. Unë dua të rikthehem në Spanjë dhe do të doja ta përjetoja aventurën në Spanjë sepse, para së gjithash, është shteti im”. 

Trajneri i tij, Xabi Alonso, është lidhur po ashtu me një rikthim në Spanjë thënë më saktë tek Real Madridi. 

“Në fund, nuk e di se çfarë do të bëjë Xabi. Është një vendim i cili e shqetëson vetëm atë. Sa për mua, unë u rrita në La Masia”. 

 “Është klubi ku u rrita si lojtar dhe si person dhe është klubi ku kam ëndërruar të luajë që kur isha fëmijë”. 

“E mbaj mend në disa intervista kur isha i vogël në të cilat kam thënë që ëndrra ime është të arrijë ekipin e parë të Barcelonës dhe kjo ka mbetur gjithmonë ëndrra ime”, ka thënë Grimaldo.