Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, që dyshohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Në faqen zyrtare të policisë në Facebook, është publikuar fotografia e të dyshuarit, ku kërkohet informacion mbi kapjen e tij.

Po ashtu, autoritetet kërkojnë nga qytetarët që të raportojnë në atë mënyrë që informatat të çojnë në identifikimin e tij.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të  kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”