Dje Krimet e Ekonomike kanë bastisur Ministrinë e Bujqësië e cila drejtohet nga Faton Peci, ndërsa sot ato zbarkuan te objekti tjetër ku për vite ndodhej selia e AAK-së.
Burime të periskopit kanë bërë me dije se sot në ora 10:00 të mëngjesit, njësiti i Krimeve Ekonomike ka vazhduar aksionin e tyre në kuadër të hetimeve.
Këto aksione janë zhvilluar pas raportimeve për keqpërdorimet që kishin ndodhur për largimin e mobiljeve te Alancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nga objekti i ministrisë që nuk kishin ekzistuar në atë objekt.