Zyra e Presidentes së Kosovës ka hapur një tender për furnizim me lule. Për blerjen e tyre është parashikuar të shpenzohen 11 mijë e 500 euro.
Presidentja Vjosa Osmani ka porositur disa lloje të luleve.
Për blerjen e tyre tashmë është shpallur edhe një tender, i cili në bazë të parashkrimeve kap vlerën e 11 mijë e 500 eurove, shkruan Demokracia.com.
“Furnizim me lule, për nevojat e ZPRK-ës. Vlera e parashikuar e kontratës: 11,500.00 Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 02.04.2025”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Tutje tregohet se me këto para do të blihen disa lloje të luleve të freskëta.
“Ikiban i vogël me lule te freskëta. Ikiban i mesëm me lule të freskëta. Ikiban i madh me lule të freskëta. Buket i vogël me lule të freskëta. Buket i mesëm me lule te freskëta. Buket i madh me lule të freskëta. Kurorë e mesme me lule të freskëta. Kurorë e madhe me lule të freskëta”.
Por, nuk do të mungojnë edhe disa lule me emra që rrallë dëgjohen.
“Furnizimi me lule Bonsai. Furnizimi me lule Begonia. Furnizimi me lule Sansevieria. Furnizimi me lule Saintpaulia. Furnizimi me lule Dracena Marginata”.
Specifikat dhe sasia për secilën lule që ka vendosur ta blejë zyra e presidentes Vjosa Osmani:
Ikiban i vogël me lule te freskëta (diametri 15 cm, saia e luleve: Trandafila madhesia e kokes 5 cm, sasia 5 copë, lilium oriental 1 copë, krizantena 1 copë gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 4 copë, pjate plastike, sfungjer ujembajtes si dhe mbështjellje me leter apo celofan)
Ikiban i mesëm me lule te freskëta ( diametri 30 cm, saia e luleve: Trandafila madhesia e kokes 5 cm, sasia 10 copë, lilium oriental 2 copë, krizantena 2 copë gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 6 copë, pjate plastike, sfungjer ujembajtes si dhe mbështjellje me leter apo celofan)
Ikiban i madhë me lule te freskëta (diametri 50 cm: Trandafila madhesia e kokes 5 cm, sasia 12 copë, lilium oriental 3 copë, krizantena 3 copë gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 8 copë, pjate plastike, sfungjer ujembajtes si dhe mbështjellje me leter apo celofan)
Buket i vogël me lule te freskëta (saia e luleve: Trandafila apo lule tjera madhesia e kokes 5 cm, sasia 5 copë, gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 4 copë, dhe mbështjellje me leter apo celofan)
Buket i mesëm me lule te freskëta (saia e luleve: Trandafila apo lule tjera, madhesia e kokes 5 cm, sasia 10 copë, gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 8 copë, dhe mbështjellje me leter apo celofan).
Buket i madhë me lule te freskëta (saia e luleve: Trandafila madhesia e kokes 5 cm, sasia 15 copë, gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 12 copë, dhe mbështjellje me leter apo celofan)
Kurorë e mesme me lule te freskëta (diametri 60 cm, sasia e luleve: Trandafila madhesia e kokes 5 cm, sasia 12 copë, lilium oriental 3 copë, krizantena 5 copë gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 20 copë, baza e kurores me sfungjer ujembajtes si dhe mbishkrimi ne shirit)
Kurorë e madhe me lule te freskëta (diametri 80 cm, saia e luleve: Trandafila madhesia e kokes 5 cm, sasia 16 copë, lilium oriental 6 copë, krizantena 10 copë gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 30 copë, baza e kurores me sfungjer ujembajtes si dhe mbishkrimi ne shirit)
Furnizimi me lule Nolina me lartesi h=120cm, kjo nenkupton e dhe vazon e porcelanit.
Furnizimi me lule Begonia me lartesi h=20cm, kjo nenkupton e dhe vazon e porcelanit.
Furnizimi me lule Diffenbachia me lartesi h=40cm, kjo nenkupton e dhe vazon e porcelanit. Furnizimi me lule Croton Petra me lartesi h=30cm, kjo nenkupton e dhe vazon e porcelanit. Furnizimi me lule Spathiphyllum me lartesi h=40cm, kjo nenkupton e dhe vazon e porcelanit. Furnizim me lule sezonale Petunia/.Demokracia.com/.