LDK-ja “përçahet” gjithmonë pas zgjedhjeve (VIDEO)

Një javë pas debatit të mbyllur të Kryesisë së LDK-së, përplasjet dolën në opinion.

Me votat e mbledhura në procesin zgjedhor nuk qe i kënaqur ish-kryeministri Avdullah Hoti, për çka kërkoi lidership të ri të partisë, raporton Klan Kosova.

Në mbrojtje të liderit të tanishëm, Lumir Abdixhikut, i dolën disa anëtarë kryesie, përshirë Lutfi Hazirin, Gazmend Muhaxherin e Doarsa Kica Xhelilin.

Kjo hallakamë në partinë e tretë, nuk është diçka e re.

Megjithatë, pakënaqësia e kastës së vjetër, sipas Arbnor Sadikut, nuk do të ndikojë ndonjë gjë në parti.

Detajet i gjeni në kronikën në vijim: