Një deklaratë e mëtejshme do të bëhet “së shpejti”, shtoi ai.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka publikuar një mesazh të shkurtër në lidhje me telefonatën e tij “shumë pozitive” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke thënë se ai kërkonte “të rreshtonte Rusinë dhe Ukrainën për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre”.
“Ne jemi tej mase në rrugën e duhur”, tha ai, duke nxitur zyrtarët e lartë të administratës për të zbuluar më shumë rreth bisedës.
Një deklaratë e mëtejshme do të bëhet “së shpejti”, shtoi ai.
“Sapo përfundova një telefonatë shumë pozitive me Presidentin Zelensky të Ukrainës. Ajo zgjati afërsisht një orë. Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në telefonatën e bërë dje me Presidentin Putin, në mënyrë që të përafronin Rusinë dhe Ukrainën për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre”, u shpreh fillimisht ai.
“Ne jemi tej mase në rrugën e duhur dhe unë do t’i kërkoj Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Waltz, të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara. Kjo deklaratë do të publikohet së shpejti”, ravijëzoi ai.