Çmimi i 39 shteteve për kw/h dhe GDP-ja e tyre: Ku renditet Kosova?

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar Raportet Konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes dhe Furnizuesin e Shërbimit Universal, duke thënë se ky publikim përbën një hap të rëndësishëm në procesin e përcaktimit të tarifave dhe ka për qëllim të sigurojë mundësinë, siç thuhet në njoftim, për përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në këtë proces të rëndësishëm.

Gjithashtu është publikuar edhe tabela e tarifave të propozuara nga ZRrE për të hyrat maksimale të lejuara.

Klankosova.tv ka nxjerrë listën e çmimit në 39 shtete për kw/h dhe GDP-në e këtyre shteteve:

Çmimi për Kw/h:

  1. Gjermani – Çmimi për kw/h: 0.38 euro
  2. Irlanda – Çmimi për kw/h: 0.36 euro
  3. Danimarka – Çmimi për kw/h: 0.35.5 euro
  4. Çekia – Çmimi për kw/h: 0.32.5 euro
  5. Belgjika – Çmimi për kw/h: 0.32 euro
  6. Italia – Çmimi për kw/h: 0.31.5 euro
  7. Qipron – Çmimi për kw/h: 0.31 euro
  8. Lihtenshtajni – Çmimi për kw/h: 0.30.5 euro
  9. Franca – Çmimi për kw/h: 0.26.5 euro
  10. Austria – Çmimi për kw/h: 0.26 euro
  11. Holanda – Çmimi për kw/h: 0.25.5 euro
  12. Letonia – Çmimi për kw/h: 0.24 euro
  13. Finlanda – Çmimi për kw/h: 0.23.5 euro
  14. Spanja – Çmimi për kw/h: 0.23 euro
  15. Suedia – Çmimi për kw/h: 0.23 euro
  16. Portugalia – Çmimi për kw/h: 0.23 euro
  17. Lituania – Çmimi për kw/h: 0.22 euro
  18. Estonia – Çmimi për kw/h: 0.22 euro
  19. Greqia – Çmimi për kw/h: 0.20.5 euro
  20. Polonia – Çmimi për kw/h: 0.19.8 euro
  21. Sllovenia – Çmimi për kw/h: 0.19.5 euro
  22. Luksemburgu – Çmimi për kw/h: 0.19 euro
  23. Norvegjia – Çmimi për kw/h: 0.18.5 euro
  24. Rumania – Çmimi për kw/h: 0.17.5 euro
  25. Sllovakia – Çmimi për kw/h: 0.17 euro
  26. Islanda – Çmimi për kw/h: 0.16 euro
  27. Kroacia – Çmimi për kw/h: 0.14 euro
  28. Moldavia – Çmimi për kw/h: 0.13.5 euro
  29. Malta – Çmimi për kw/h: 0.12 euro
  30. Bullgaria – Çmimi për kw/h: 0.11 euro
  31. Shqipëria – Çmimi për kw/h: 0.10 euro
  32. Hungaria – Çmimi për kw/h: 0.9.5 euro
  33. Serbisë – Çmimi për kw/h: 0.9.5 euro
  34. Maqedonia e Veriut – Çmimi për kw/h: 0.9 euro
  35. Mali i zi- Çmimi për kw/h: 0.8.5 euro
  36. Bosnja e Hercegovina- Çmimi për kw/h: 0.7.5 euro
  37. Kosova – Çmimi për kw/h: 0.7.76 euro
  38. Gjeorgjia – Çmimi për kw/h: 0.6 euro
  39. Turqia – Çmimi për kw/h: 0.35 euro

GDP e këtyre shteteve:

  1. Gjermani – GDP: 4,157 trilionë euro
  2. Irlanda – GDP: 4,158 trilionë euro
  3. Danimarka – GDP: 374 miliardë euro
  4. Çekia – GDP: 315,3 miliardë euro
  5. Belgjika – GDP: 592,4 miliardë euro
  6. Italia – GDP: 2,114 trilion euro
  7. Qipron – GDP: 31,1 miliardë euro
  8. Lihtenshtajni – GDP: 6,763 miliardë euro
  9. Franca – GDP: 2,804 trilionë euro
  10. Austria – GDP: 470,1 miliardë euro
  11. Holanda – GDP: 1,060 trilion euro
  12. Letonia – GDP: 38,816 miliardë euro
  13. Finlanda – GDP: 271,4 miliardë euro
  14. Spanja – GDP: 1,488 trilion euro
  15. Suedia – GDP: 537,4 miliardë euro
  16. Portugalia – GDP: 265,6 miliardë euro
  17. Lituania – GDP: 73,3 miliardë euro
  18. Estonia – GDP: 37,93 miliardë euro
  19. Greqia – GDP: 223,7 miliardë euro
  20. Polonia – GDP: 743,5 miliardë euro
  21. Sllovenia – GDP: 63,5 miliardë euro
  22. Luksemburgu – GDP: 78,8 miliardë euro
  23. Norvegjia – GDP: 445,9 miliardë euro
  24. Rumania – GDP: 322,3 miliardë euro
  25. Sllovakia – GDP: 122,1 miliardë euro
  26. Islanda – GDP: 28,78 miliardë euro
  27. Kroacia – GDP: 77,52 miliardë euro
  28. Moldavia – GDP: 15,19 miliardë euro
  29. Malta – GDP: 20,51 miliardë euro
  30. Bullgaria – GDP: 94 miliardë euro
  31. Shqipëria – GDP: 21,63 miliardë euro
  32. Hungaria – GDP: 195,1 miliardë euro
  33. Serbisë – GDP: 74,7 miliardë euro
  34. Maqedonia e Veriut – GDP: 14,4 miliardë euro
  35. Mali i Zi – 6,918 miliardë euro
  36. Bosnja dhe Hercegovina – GDP: 25,27 miliardë euro
  37. Kosova – GDP: 11,22 miliardë euro
  38. Gjeorgjia – GDP: 28,27 miliardë euro
  39. Turqia – GDP: 1,026 trilion euro

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), në njoftimin e sotëm për media, ka thënë se Raportet Konsultative paraqesin propozimet fillestare të ZRrE-së për të hyrat maksimale të lejuara për këto ndërmarrje.

“Ky publikim ofron mundësinë që të gjitha palët e interesuara të shqyrtojnë propozimet dhe të japin komente dhe sugjerime që mund të ndikojnë në përcaktimin e vendimeve përfundimtare mbi tarifat”, thuhet në njoftim.

Sipas ZRrE-së, bazuar në rezultatet e këtyre raporteve, pritet që rritja mesatare e tarifave për konsumatorët të jetë rreth 15 për qind.

“ZRrE e konsideron konsultimin publik si një element kyç në zhvillimin e politikave të qëndrueshme dhe transparente në fushën rregullative”.

“Në këtë kuadër, ZRrE fton ndërmarrjet e rregulluara, konsumatorët dhe të gjitha palët e tjera të interesuara që të shqyrtojnë të dhënat dhe pikëpamjet e përfshira në Raportin Konsultativ dhe të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre”, thuhet në njoftim.