Fotografja Blerta Celibashi ka festuar 27-vjetorin e lindjes, ku nuk mungoi një dedikim i veçantë nga Princ Leka: “Ti je si ditët e mia me diell”, ka shkruar princi mbi tortën e saj të ditëlindjes.
Pas ndarjes nga Elia Zaharia, Princ Leka ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Blertën dhe çifti tashmë bashkëjeton. Burime pranë tyre tregojnë se gjyqi i divorcit ka përfunduar dhe çifti po planifikon një ceremoni martesore intime, ndryshe nga dasma e tij e parë.
Ndarja e Princ Lekës dhe Elia Zaharisë u finalizua më 25 prill 2024, pas një periudhe të tensionuar dhe përplasjesh ligjore. Nga marrëveshja e divorcit, Elia ka përfituar disa prona, të cilat do t’i mbajë për sa kohë nuk martohet ose bashkëjeton sërish. Ajo gjithashtu ka hequr dorë nga mbiemri “Zogu” dhe është rikthyer tek mbiemri i vajzërisë “Zaharia”.

