Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka komentuar vizitën e emisarit të ri evropian për dialogun Kosove-Serbi, Peter Sorensen.
Selimi në një shkrim në rrjetin social “X”, ka thënë se Sorensen gjatë vizitës në Kosovë kryesisht dëgjoi, por shumë shpejt do të ketë presion nga Bashkimi Evropian.
Ndërkohë, ai sërish ka thënë se vendosja e sanksioneve vetëm ndaj Kosovës nuk ishte veprim i mençur.
“Sorensen ka ardhur për vizitën e parë në Kosovë. Burimet thonë se ai më së shumti dëgjoi, por së shpejti do të bëhet presion për të treguar se BE-ja është serioze kur bëhet fjalë për përfundimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përdorimi i sanksioneve vetëm ndaj Kosovës nuk ishte i mençur. I padobishëm” – ka thënë ai.