Përfundon aksioni në 21 lokacione në Mitrovicë, 16 të arrestuar

Ka përfunduar aksioni policor në 21 lokacione në Mitrovicë.

Këtë për klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, i cili bëri të ditur se janë arrestuar 16 persona.

Preteni gjithashtu njoftoi se me vendim të prokurorit, 13 nga 16 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.