Deshifrohen mesazhet e Petersen në Kosovë, flasin analistët politikë

Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka realizuar një vizitë në Kosovë, ku ka zhvilluar takime të rëndësishme me krerët e shtetit dhe përfaqësues të partive opozitare.

Gjatë këtyre takimeve, Sorensen ka shprehur angazhimin e Bashkimit Evropian për vazhdimin e dialogut dhe ka theksuar rëndësinë e arritjes së marrëveshjeve të qëndrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Mesazhet e tij kanë përfshirë nevojën për konstruktivitet dhe angazhim të palëve për të adresuar sfidat që pengojnë avancimin në procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke theksuar gjithashtu rolin e opozitës në forcimin e institucioneve demokratike dhe në avancimin e reformave.

Muhaxhiri: Petersen nuk do të bëjë ndryshime në dialog

Analisti politik, Artan Muhaxhiri për FrontOnline ka folur pas vizitës së Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Kosovë.

Ai, thotë se gjithë dinamika e dialogut varet nga vullneti i Qeverisë së Kosovës, asaj të Serbisë por dhe nga presionet nderkombëtare.

‘’E gjithë dinamika e dialogut varet nga vullneti i Kosovës dhe Serbisë për t’u avancuar edhe presionet ndërkombëtare do ta bëjnë të vetën por para ligjmërinë e lidershipit të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë asnjë zhvillim pozitiv’’ tha Muhaxhiri.

Sipas analistit Muhaxhiri, emisari evropian nuk mund të bëjë ndryshime të mëdha në dialog.

‘’ Emisari nuk do të mund të bëjë ndryshime të mëdha në trajtoren aktuale të dialogut, nuk ka një investim më të madh të dy liderëve mes Kurtit dhe Vuçiq dhe as një fokus të amerikanëve nuk mund të ndryshoj asgjë nëse nuk përputhen gatishmëria e dy shteteve dhe presionet e mëdha ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje’’ thotë ai.

Kemi dy alternative, ose të zbatohet marrëveshja nga të dy anët ose me shpërthye lufta nuk ka një alternativ të tretë, ajo e treta është status-quo kjo gjithmonë në ndryshime globale që po bëhen na dërgon nga lufta, kjo e bënë zotimin e marrëveshjes të domosdoshëm për të dy palët

Spahiu: Ose të zbatohet marrëveshja nga të dy anët ose me shpërthye lufta nuk ka një alternativ të tretë

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu për FrontOnline ka folur pas vizitës së Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Kosovë.

Spahiu, potencon se janë vetëm dy alnternativa sa i përket paqes në Ballkan.

‘’Kemi dy alternative, ose të zbatohet marrëveshja nga të dy anët ose me shpërthye lufta nuk ka një alternativ të tretë’’ thotë ai.

Sipas tij, alternative e tretë do të ishte një status-quo.

‘’Ajo e treta është status-quo kjo gjithmonë në ndryshime globale që po bëhen na dërgon nga lufta, kjo e bënë zotimin e marrëveshjes të domosdoshëm për të dy palët‘’ përfundoi ai.

Sadiku: Petersen ka mbështetje më shumë se Lajçak, do e kryej punën më lehtë

Analisti politik, Arbnor Sadiku për FrontOnline ka folur për vizitën dhe mesazhet e  Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Kosovë.

Sadiku potencon se vizita e tij vjenpas një administrate të re që është vendosur në BE.

‘’Kjo vizitë vjen pas një administrate të re që u instalua pas zgjedhjeve që u mbajtën në BE’’ thotë ai.

Analisti politik, shprehet se Petersen do e ketë më lehtë ta kryej punën e tij.

‘’Ky do të ketë më të lehtë të kryej punën se ka mbështetje më shumë se sa Lajçak’’ tha ai.

Sipas Sadikut, konfliktet siç po shihen janë kah fundi mes Rusisë dhe Ukrainës dhe besoj që është më e lehtë për të deleguarin e BE.

‘’Konfliktet siç po shihen janë kah fundi mes Rusisë dhe Ukrainës dhe besoj që është më e lehtë për të deleguarin e BE për ta koordinuar dialogun Kosovë-Serbi’’ u shpreh ai.