Arkivoli i Haxhi Thaçit i mbuluar me dy flamuj: Flamuri kombëtar i dorëzohet vëllait të Thaçit, ai i Kosovës Endritit

Arkivoli i Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, për në banesën e fundit është përcjell i mbuluar me dy flamuj, flamurin kombëtar dhe flamurin e Republikës së Kosovës.

Para se arkivoli të lëshohet në varrë, ushtarët e FSK-së kanë palosur flamujt dhe ua ka dhuruar familjareve të tyre.

Flamuri kombëtar i është dorëzuar vëllait të madh të ish-presidentit, Gani Thaçi. Kurse flamuri i Kosovës i është dorëzuar djalit të ish-presidentit, Endri Thaçi.