Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalim në mbledhjen komemorative që po mbahet pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Rama gjatë fjalimit të saj, ka thënë se kjo është një ditë e trishtuar, duke shtuar se ka respektin më të thellë për familjen Thaçi.
“Erdha këtu për t’i dhënë lamtumirën bacës Haxhi, me respektin e thellë për këtë familje të njësuar me historinë e Kosovës, falë njerit prej djemve të tij, Hashimit.
Kjo është një ditë e trishtuar, dhe në këtë ditë jam këtu me ty nana Hyrë, jo në këmbë të Edit, por në radhë të parë sepse e di mirë se çfarëdo të thotë të jesh prind i një politikani, e posaqrisht, nëna e një politikani. E kam përjetuar, pranë nënës së Edit. Jam këtu me të gjithë familjen tuaj, të cilës sot i mungojnë dy burra. E di dhe më mirë se çfarë do të thtoë të jesh bashkëshortja e një politikani, aq më tepër një udhëheqësi, aty ky frynë dhe nuk pushojnë erërat e forta, e përjetoj çdo ditë” – tha ajo, transmeton Nacionale.
Tutje, Rama ka shtuar se nuk mundi të qëndrojë gjatë ditës së sotme në Tiranë.
“Por çka nuk di dot fare në këtë ditë, është se ç’do të thotë kesh fëmijën me pushkë në dorë, duke luftuar nëpër male…duhet të jetë një ankth i pambarimtë, nuk më mbajti dot vendi atje në Tiranë, por desha të jem këtu sot pranë nënës dhe gruas së Hashimit, nënës dhe bashkëshortes së komandantit, siç i flasim gjithnjë edhe në shtëpi, i cili në këtë ditë duhet të jetë larg në luftë, nuk besoj se një mungesë duhet të jetë dot kaq herë më e madhe se sa prania në një ditë si kjo” – tha ajo.