Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka publikuar një video, në të cilën një person shihet duke plotësuar fletëvotime bashkë me dy gra të tjera.
Ajo ka thënë se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje është fshehja e qindra videove si ajo që e ka publikuar.
“KJO është arsya e vërtetë pas reagimeve (zhurmës) që VV po e bën për votat e mërgatës. Qëllimi është fshehja e qindra videove si kjo nga qarkullimi, dhe devijimi i temës diku tjetër, sepse ajo që po “dyshojnë” se e paskemi bërë ne është PIKËRISHT çka bëjnë vetë”, ka shkruar Kica-Xhelili.
Ajo ka thënë se PZAP-ja nuk mund të bie pre e këtyre pretendimeve të VV-së.
“PZAP nuk guxon të bie pre e piskamave me tendencë të fshehjes së asaj që realisht ka ndodhur! E turpshme”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, deputeti tjetër, Avdullah Hoti ka tronditur me qëndrimin e tij publik dhe kërkesën për udhëheqje të re të LDK-së.
Ai ka thënë se rezultati i LDK-së në zgjedhje është i pakënaqshëm teksa ka bërë akuza edhe për vjedhje votash.