Vazhdon rënia – Egli Tako humb 22 mijë ndjekës për tri ditë në Instagram

Egli Tako u rifut të shtunën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.

Kanë kaluar vetëm tri ditë që nga hyrja në atë shtëpi, e duket se kjo gjë nuk u prit mirë nga fansat.

Qasja dhe sjellja e konkurrentes karshi Gjestit e ndaj të tjerëve siç shihet nuk po pëlqehet as nga jashtë.

Foto: Screenshot/Instagram

Për këtë mbase mund të ketë marrë një ‘dënim’ nga fansat e publiku në rrjete sociale.

Ajo ka pësuar një rënie të madhe në Instagram, ku për pak ditë humbi mbi 22 mijë ndjekës.

Foto: Screenshot/Instagram

Egli me rifutjen ka ndërruar tërësisht dhe po mundohet që të bëj një lojë tjetër.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se sa do të zgjasë dhe se si do të veprojë tutje.