Joao Felix, futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, po përballet me probleme të reja në karrierën e tij.
Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Milani nuk ka ndërmend ta blejë yllin portugez nga Chelsea në fund të këtij sezoni. Kjo do të thotë se mesfushori sulmues do të kthehet në Londër këtë verë.
Milani pagoi 5.5 milionë euro për huazimin e tij dhe ai ka bërë nëntë paraqitje dhe një asistim për kuqezinjtë që kur iu bashkua klubit, duke mos arritur t’i bind drejtuesit.
Ai nuk u imponua askund
Felix filloi karrierën e tij në sistemin e të rinjve të Portos, por shpejt u transferua në Benfica, ku u bë një nga lojtarët e rinj më të mirë në Evropë.
Në vitin 2019, ai u transferua te Atletico Madrid për një tarifë rekord të atëhershëm prej rreth 127 milionë euro. Sot ai është futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori dhe askush nuk e do atë.
Karriera e tij në Atletico nuk ishte aq e suksesshme sa pritej. Pas sezonit 2020/21 ku ishte një lojtar kyç në fitimin e titullit të La Ligës, shfaqjet e tij filluan të zbeheshin.
Në janar 2023, ai u dërgua në huazim te Chelsea, ku debutoi me karton të kuq në humbjen ndaj Fulhamit.
Përpjekje në Barcelonë dhe Milano
Pasi nuk arriti të vendosej te Chelsea, Felix u transferua te Barcelona në verën e vitit 2024, ku luajti në disa ndeshje dhe shënoi disa gola, përfshirë dy kundër ish-klubit Atletico Madrid.
Qëndrimi i tij në Barcelonë ishte jetëshkurtër pasi ai nënshkroi për Chelsean në gusht 2024 për rreth 55 milionë euro.
Në janar 2025, Felix u dërgua në huazim te Milan, ku debutoi me një gol në Kupën e Italisë kundër Romës.
Felix ka 45 paraqitje për kombëtaren portugeze, duke shënuar nëntë gola. Tani karriera e tij është në krizë dhe ai do të duhet të kërkojë një klub të ri. Për momentin, Milani dhe Chelsea nuk e duan atë.