Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Gola ka thënë se bashkëndjen dhimbjen e ish-presidentit Thaçi.
“Bashkendiej thelle dhimbjen e ish-Kryeministrit dhe ish-Presidentit Hashim Thaçi per humbjen e babes. Une vazhdoj ta kem te fresket kete ndjenje, ndonese po behet nje dekade qe kur baba paqesisht u nda nga kjo bote”.
Ai ka përmendur se derisa babai i tij ishte në momentet e fundit, Thaçi ishte larg tij dhe se kjo ndodhi si rezultat i një padrejtësie të Gjykatës Speciale.
“Por nderkohe qe baba i tij numeronte frymemarrjet e fundit, Thaçi ishte larg tij. Dhe eshte kjo largesi qe e ben te dallueshme dhimbjen e tjj pasi eshte rezultat i nje padrejtesie te dyfishte te Gjykates Speciale – fillimisht vete arsyet per te cilat po gjykohet dhe pastaj qasja krejtesisht johumane e saj ne raportet e tij me familjaret per rastet kur eshte e nenkuptueshme empatia minimale njerezore, gje te cilen po e vuajne edhe bashkeluftetaret e tjere” – ka shkruar ai.
Gola ka shtuar se përveç padrejtësisë institucionale, kësaj i shtohet edhe padrejtësia për mungesën e ndjeshmërisë njerëzore.
“Pra, padrejtesi institucionale, se ciles i ndajshtohet edhe padrejtesia per mungesen e ndjeshmerise njerezore.
Hashim Thaçit i shpreh ngushellimet me te ngrohta me lutjet qe shpirti i babes se tij te prehet ne paqe, ndersa kujtimet per te te perjetesohen si frymezim i qendreses dhe i sakrifices” – tha ai.