Dallaveret me tenderë: Prokuroria Speciale bastisje në KRU Gjakova, i dyshuar ish-kandidati i VV-së për asamble

Policia e Kosovës ka nisur bastisje në Zyrat e Kompanisë Ujësjellësi Gjakova.

Aty dyshohet për dallavere me tenderë Hasan Krasniqi, ish-kandidat për deputet.

KALLXO.com mëson se bastisja është kryer në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm.

Kjo bastisje vjen pasi KALLXO.com, më 09.03.2025, ka publikuar disa audio-incizime në të cilat dëgjohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, teksa flet për negocim kontrate dhe konfirmon përfshirjen e tij në kontaktimin e bizneseve që do të merreshin me servisimin e makinave të Ndërmarrjes, si dhe dëgjohet duke thënë se do të zgjedhë Kompaninë për të nënshkruar Kontratën, për një tender për servisimin e veturave.