Moslejimi i pjesëmarrjes së Thaçit në varrimin e babait, Haxhiu thotë se “do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”

 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka e quajti të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, duke bërë të ditur se “do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara.”

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e cilësoi këtë vendim si absurd dhe shkelje të të drejtave themelore njerëzore.

“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës.” – tha ajo.

Ministrja njoftoi se do t’i drejtohet me një shkresë kryetares së Dhomave të Specializuara për këtë vendim, duke e konsideruar atë të padrejtë.

“Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara.” – tha ministrja Haxhiu.