Kajtazi: Kushdo që i bashkohet Kurtit në qeverisje bën krim të dyfishtë

Në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, opinionisti Vehbi Kajtazi tha se kushdo që i bashkohet Kurtit në qeverisje bën krim të dyfishtë.

Ai ka shpjeguar edhe arsyet pse sipas tij bashkëqeverisja me Kurtin është krim i dyfishtë.

“Kushdo prej opozitës qoftë si parti politike, qoftë si grupacion që i bashkohet Albin Kurtit në qeverisjen e ardhshme, bën krim dyfish më shumë sesa që ka bërë Kurti këto katër vjet”.

“Është krim i dyfishtë sepse i amniston të gjitha krimet paraprake dhe e dyta ia mundëson me kry krime të tjera”, tha Kajtazi, transmeton Klankosova.tv

Kajtazi tutje shtoi se sipas tij, një parti opozitare që hyn në qeverisje me Albin Kurtin nuk e meriton të ekzistojë si parti politike.