Gashi për Qeverinë Kurt: Qysh asnjë fjalë s’ju del prej goje për padrejtësitë e Gjykatës Speciale?

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u liruar për të marrë pjesë në ceremoninë mortore për nder të babait të tij.

Në Debat Plus, a nalisti Dardan Gashi ka komentuar këtë vendim, duke kritikuar Qeverisë Kurti.

Gashi ka theksuar se, ndërkohë që Qeveria Kurti shpesh sulmon dhe anashkalon sistemin juridik të Kosovës, ata nuk kanë reaguar ndaj padrejtësive humanitare që ka bërë Gjykata Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, që po mbahen në Hagë.

“Nëse Qeveria Kurti dhe ministrja e Drejtësisë gjithë ditën atakojnë sistemin juridik të Kosovës, e anashkalojnë, e sulmojnë, tentojnë me zhduk. Qysh nuk iu del asnjë fjalë prej goje për këto padrejtësi humanitare aty njerëzve. Me të vërtet nuk e di pse edhe ne si shoqëri e pranojmë. Unë shpresoj se do të ketë një numër të madh të njerëzve që do të shkojnë në varrim, si shenjë proteste edhe ndaj kësaj gjykate, edhe për respekt, por edhe ndaj kësaj qeveri që nuk e lëviz gishtin me bë diçka për këtë punë”, ka thënë Gashi.