Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit

Barcelona siguroi një fitore të madhe në La Liga mbrëmjen e së dielës, duke u rikthyer nga disavantazhi prej dy golave për të mposhtur Atletico Madridin në udhëtim. 

Kjo bëri që ata të rikthehen në krye të tabelës me pikë të barabarta me Real Madridin, duke bërë që të ketë skena euforike pas dy golave në minutat shtesë. 

Sidoqoftë, morali i tyre tashmë ka marrë një goditje të madhe një ditë pas ndeshjes. 

Kjo për shkak të lëndimit që ka pësuar Marc Casado. Mesfushori spanjoll ka shijuar një sezon fantastik, por duket se ai ka marrë fund sipas të përditshmes katalanase Sport. 

Ky medium ka raportuar se ligamenti në gjurin e tij është këputur dhe lojtari mund të jetë jashtë fushave për 2 muaj, varësisht nëse është këputje e plotë ose e pjesshme. 

Casado luajti në vend të Frenkie De Jong ndaj Atleticos, pasi holandezi kishte probleme para ndeshjes, megjithatë, u largua nga loja pas 67 minutave, por duke mos dhënë shenja se ka pësuar ndonjë lëndim. 

Ani pse ai ishte në dhimbje pas një përplasje me Antoine Griezmann në pjesën e parë, Casado luajti me adrenalinë duke i rezistuar dhimbjeve, por situata u përkeqësua pas ndeshjes. 

Ka një mundësi të vogël që ai mund të rikthehet për dy ndeshjet e fundit të sezonit, varësisht nga rikuperimi i tij dhe testet e mëtejshme, megjithatë, shenja e para janë që ai ka luajtur minutat e tij të fundit këtë sezon. 

21-vjeçari kishte marrë ftesën nga përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente, i cili tashmë është detyruar ta zëvendësojë atë me Aleix Garcian./Telegrafi/