Nesër në ora 15:00 varroset babai i ish presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi

Nesër në ora 15:00 do t’i jepet lamtumira e fundit babait të ish presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi.

Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova, raporton se në ora 9:00 do të nisë ceremonia të cilën e ka organizuar komuna e Skenderajt.

Express ka pyetur Dhomat e Specializuara nëse do ta lejojnë Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, të cilët thonë se të paraburgosurit kanë të drejtë të ushtrojnë kërkesa për të cilat më pas marrin vendim gjyqtarët.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla”, thuhet në përgjigjen. /GazetaExpress/