Ndryshime në listën e Kombëtares U21 të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës U21 do të grumbullohet nga 17 deri më 26 mars në Antalya të Turqisë, për dy ndeshje miqësore.

Dardanët do të përballen me Turqinë U21 më 21 mars dhe katër ditë më vonë me Moldavinë U21.

E për këtë grumbullim përzgjedhësi Afrim Tovërlani është detyruar të bëj ndryshime.

Përzgjedhësi Afrim Toverlani ka ftuar në grumbullimin e marsit të Kombëtares U21, futbollistin Faton Ademi të Alemannia Aachen.

Në grumbullim do të mungojë futbollisti Arjanit Fazilu, i cili ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundjavës me klubin e tij.

Kombëtarja U21 në muajin mars do të zhvillojë dy miqësore në Alanya, me Turqinë dhe Moldavinë. /Telegrafi/