Pas protestës më të madhe ndonjëherë në Serbi ku raportohet të kenë marrë pjesë mbi 300 mijë protestues, studentët janë deklaruar se bllokadat do të vazhdojnë dhe se kërkesat e tyre nuk janë përmbushur.
Indinjatë edhe më të thellë popullore del të ketë shkaktuar një armë, “topi zanor”, që u raportua të jetë përdorur nga autoritetet serbe – ndërsa shteti serb e mohoi kategokirisht, ndonëse prova të përdorimit u publikuar gjerërisht.
“Ministria e Brendshme thotë se nuk i përdorën, por në të njëjtën kohë qindra qytetarë u përballën me kokëdhembje, mundime dhe ndalje të pajisjeve për monitorim të zemrës”, thuhet në njoftimin e studentëve, siç i citoi “Danas”.