Inspektorati Komunal i Pejës, me asistimin e Policisë së Kosovës, të shtunën në mbrëmje kanë kryer një aksion në Pejë, ku janë mbyllur të paktën tre lokale nate për shkak të parregullsive.
Kështu ka njoftuar për Klankosova.tv drejtoresha e Inspekcionit Edonjeta Berisha.
Ajo bëri të ditur se dy lokale në tranzit dhe një në perifieri në Pejë, janë mbyllur për shkak se nuk kanë qenë të pajisur me dokumentacion.
“Të shtunën gjatë mbrëmjes, Inspektorati Komunal i Pejës me asistimin e Policisë së Kosovës kemi pasur një aksion ku kemi bërë mbylljen e tre lokaleve (lokale të natës) një në periferi dhe dy në tranzit. Arsyeja e mbylljeve ka qenë sepse nuk kanë qenë të pajisura me dokumentacion”, deklaroi ajo për Klankosova.tv.
Berisha paralajmëroi se në ditët në vazhdim do ketë përsëri aksion me polici.