“Dështim politik” dhe çështje sistemi ishin disa prej vlerësime që Dardan Molliqaj i PSD-së bëri në drejtim të autoriteteve maqedonase për tragjedinë e madhe që ngjau në Koçan të RMV-së, ku pas një zarri në një klub nate humbën jetën 59 persona dhe mbetën qindra të tjerë të plaguar.
“Një tragjedi si kjo është rikujtim i dhimbshëm se si jeta e njerëzve mund të shuhet në çast, e se shumë shpesh këto tragjedi nuk ndodhin në vakum. Ato janë pasojë e sistemit që i jep përparësi fitimit e jo njeriut, tregut liberal dhe sigurisë së interesave private mbi të mirën publike”, tha Molliqaj.
Mungesa e kushteve të sigurta të punës dhe mbikëqyrjes, obsesioni i pakontrolluar me fitimin në kurriz të jetës së njerëzve, janë dëshmi që tragjeditë si kjo në Koçan nuk mund të trajtohen si aksidente, por dështime politike. Ndërhyrja e shtetit në kohë është e vetmja shpresë që fatkeqësi si këto mos të rëndojnë mbi jetën e qytetarëve të pafajshëm”, shtoi ai.