I huazuari i Manchester United, Antony, beson se diferenca mes formës së tij në Ligën Premier dhe në La Liga ka të bëjë kryesisht për shkak të klimës më të nxehtë në Spanjë.
Sulmuesi brazilian u largua nga ‘Old Trafford’ për t’u transferuar tek Real Betisi në janar si huazim dhe deri më tani ai ka bërë shumë mirë, duke shënuar katër gola dhe duke bërë pesë asistime në 11 paraqitje në La Liga deri më tani.
Së fundmi ai kontribuoi në rikthimin spektakolar të Betisit për të fituar me rezultat 3-2 ndaj Leganesit në udhëtim, duke asistuar tek goli i fitores i shënuar nga Cucho Hernandez.
Forma e tij e dobët në Ligën Premier e detyroi Unitedin që të ndajë rrugët me 25-vjeçarin, pasi i tërë investimi për ta blerë atë nga Ajaxi u konsiderua i kotë.
Por, Antony tani ka dhënë një shpjegim mbi atë se pse forma e tij në Angli nuk arriti asnjëherë kulmin.
“Qyteti po ashtu ka luajtur shumë rol, që është më i mirë këtu. Unë jam shumë i lumtur me motin këtu, dielli ndihmon shumë”.
“Ju jeni çdo ditë në mesditë, i zgjuar, duke dëgjuar veten. Unë shkoj të fle i buzëqeshur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, ka thënë Antony.
Raportimet e fundit kanë sugjeruar se Antony është i etur ta bëjë të përhershëm qëndrimin e tij tek Real Betisi në fund të sezonit.