Zbatimi i Marrëveshjes Bazë Bruksel, 27 shkurt 2023 dhe Ankesit i saj Ohër, 18 mars 2023 të arritura ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kjo pritet të jetë qëllimi kryesor i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian në vazhdim të dialogut ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, i cili prej më shumë se një dekade zhvillohet me ndërmjetësimin e evropianëve, shkruan Demokracia.com.
Dy marrëveshjet, si rezultate të Kurtit si udhëheqës i dialogut në emër të Kosovës, që nga njohës të së drejtës ndërkomëbatre janë vlerësuar se çojnë në autonominë e serbëve në Kosoë, do të jenë barrë e madhe për qeverinë e ardhshme.
Pikërisht për të diskutuar për këto marrëveshje, Emisari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, pritet të vijë në Prishtinë për një vizitë, të parën të tij, nga 17 deri më 19 mars.
Edhe pse kjo vizitë vie në një kohë kur ende nuk janë ndërtuar institucionet e reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe nuk dihet se si do të duket qeveria e ardhshme, Petersen pritet të takojë faktorin politik në Kosovë për të diskutuar për vazhdimin e dialogut.
Vetë sefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka deklaruar se gjatë marsit BE-ja do të shqyrtojë mundësitë për funksionalizimin e dialogut dhe avancimin e procesit.
“Sapo kemi emëruar një përfaqësues të posaçëm për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës. Dhe, unë do të ulem me të në mars, për të parë se si do të vazhdojmë me këtë”, ka thënë Kallas.
27 SHKURT 2023 – MARRËVESHJA E BRUKSELIT: VETËMENAXHIMI DHE AUTONOMIA PËR SERBËT NË NENIN 7
“Dy vite dialog me Qeverinë tonë kanë sjellë një marrëveshje. Ajo është Marrëveshja e Brukselit e arritur me 27 shkurt 2023, e cila e ka edhe Aneksin zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023. Është e rëndësishme të kuptojmë që neni 7 i marrëveshjes është poashtu rezultat i dialogut në këto dy vite. Pa nenin 7 do të përfundonim vetëm me nenin 10”.
Kjo deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhënë në Kuvendin e Kosovës më 3 nëntor 2023, është një zbulim i madh, ndoshta padashje, se si erdhi “Vetëmenaxhimi për serbët” dhe “statusi për Kishën Ortodokse Serbe” në Marrëveshjen Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023].
Pikërisht ky nen, sipas njohësve të Kushtetutës dhe të së drejtës ndërkombëtare, paraqet autonomi për serbët e Kosovës, të cilët do të organizohen nën Zajednicë apo Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe.
Ky nen nuk ishte përmendur kurrë më parë në procesin negociator mes Kosovës dhe Serbisë, por ndodhi, ashtu siç e pranoi edhe vetë Kurti, gjatë dialogut të udhëhequr prej tij, që u formalizua në Marrëveshjen Bazë të arritur nga ai me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Neni 7 ka dy pjesë përbërëse e themelore. Në pjesën e parë të tij serbëve në Kosovë u sigurohet një nivel i duhur i vetëmenaxhimt dhe një kanal i drejtpërdrejtë komunikimi me Qeverinë e Kosovës. Ndërkaq, në pjesën e dytë të të njëjtit nen, Kosova ka marrë obligime që ta zyrtarizojë statusin e Kishës Ortodokse Serbe.


18 MARS 2023 – ANEKSI I OHRIT: KURTI KURTHOI INTEGRIMIN EVROPIAN TË KOSOËËS ME VETËMENAXHIM DHE ZYRTARIZIMIN E STATUSIT TË KISHËS ORTODOKSE SERBE
Me Marrëveshjen Bazë të Brukselit, që përbëhet nga 11 Nene, Kurti ka pranuar edhe dy nene jashtëzakonisht problematike. Çështjet që rregullohen përmes këtyre neneve, i kanë ndihmuar Kurtit që të rritet politikisht duke i kundërshtuar fuqishëm ato.
“Zajednica”, “Vetëmenaxhimi për serbët” dhe “Statusi i Kishës Ortodokse Serbe”, janë themelet e Marrëveshjes Bazë të Brukselit, por me Aneksin e Ohrit, ato janë bërë pjesë e pandashme e rrugës së Kosovës për në Bashkimin Evropian. Suksesi i këtij anëtarësimi është i varur plotësisht nga niveli i zbatimit të këtyre marrëveshjeve.
Në pikën 2 të Aneksit të Ohrit thuhet se “palët e kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE”.


“2. Palët e kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Palët e kanë parasysh se, menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, ndërmjetësuesi i BE-së do të fillojë procesin për t’i ndryshuar standardet e Kapitullit 35 për Serbinë, për t’i konsideruar detyrimet e reja të Serbisë, që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi”.
Pikërisht këto marrëveshje, do të jenë barrë e madhe për qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe kryeministrin e saj. / Demokracia.com /