Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një klub të natës vdiqën 59 persona dhe mbi 150 të tjerë u lënduar.
Ahmeti u shpreh se u trondit nga ky lajm.
Ai tha se ky është një moment i vështirë.
“Në këto momente të dhimbjes së thellë, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe me ata që po kalojnë nëpër këtë vuajtjeje. Ngushëllime të thella për të gjitha familjet e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë për të gjithë ata që janë lënduar”, tha Ahmeti.