Xavi Hernandez ka qenë i papunë që prej se u shkarkua nga Barcelona në fund të sezonit.
Ai kishte marrë një vit pushim nga futbolli pas një periudhe stresuese në Kataloni dhe në verë, ai pritet që të bëjë rikthimin e tij në stol.
Xavi, i cili së fundmi kishte thyer heshtjen për kohën e tij si trajner i Barcelonës, po bëhet gati që të rikthehet në futbolli nga sezoni i ardhshëm, ani pse prioriteti i tij i parë mbetet të kalojë kohë me familjen.
Teksa ai po relaksohet, klubet anembanë botës duket se janë bërë gati për të trokitur në derën e spanjollit.
Më parë ishte raportuar se një klub i panjohur nga Liga Premier është i etur ta emërojë 45-vjeçarin në verë dhe tani ai po tërheq interesim nga Meksika.
Siç ka raportuar e përditshmja katalanase Sport, Rayados de Monterrey po e konsideron një ofertë për Xavin për ta zëvendësuar Martin Demichelis, i cili është nën një presion të madh tek gjiganti meksikan.
Xavi është në dijeni të interesimit të tyre, por momentalisht nuk është duke e konsideruar atë, pasi prioriteti i tij është që të vazhdojë në Evropë, aty ku dëshiron të udhëheqë një projekt të fuqishëm.
Klube si Manchester United dhe Ajax e kanë kontaktuar atë gjatë muajve të fundit dhe ani pse ai i ka refuzuar ato për të vazhduar pushimin, me gjasë këto dy klube do të telefonojnë sërish në fund të sezonit.